Lajme
Kadare nderohet me çmim ndërkombëtar për letërsinë
Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi të hënën se shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë.
Festivali Neustadt i Letërsisë konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore dhe është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës, shkruan rtk, transmeton Albinfo.ch.
Këtë vit Ambasada bën me dije se ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen.
“Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij.
Regjistrohuni këtu https://bit.ly/3jxH7Cf dhe shikim të këndshëm të mbrëmjes gala të Festivalit Neustadt të Letërsisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë Burri i plagosur rëndë, një 35 vjeçar nga Afganistani është aktualisht i dyshuari për vrasjen e... -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore















