Lajme
Çekia, rekord të infeksioneve
Republika Çeke njoftoi për 5,394 raste të reja me koronavirus, të regjistruara të enjten.
Kjo është shifra e tretë rekorde me radhë në vendin me 10.7 milionë banorë, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
“Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 100,757”, njoftoi Ministria çeke e Shëndetësisë të premten.
Sipas të dhënave të saj, numri i viktimave në vend ka arritur në 869.
Këtë javë, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vlerësoi se rritja e numrit të të infektuarve në Çeki është më e shpejta në Evropë.
Nga 5 tetori ky vend ka rikthyer gjendjen e jashtëzakonshme, duke kufizuar tubimet e njerëzve në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, duke ndaluar pjesëmarrjen e audiencave në ngjarjet sportive, duke mbyllur shkollat e mesme dhe duke kërkuar nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.
Autoritetet pritet të shpallin të premten masa të reja kufizuese.
Çekia, fillimisht, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në mars, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit dhe e ka hequr atë dy muaj më vonë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











