Lajme
1394 vizitorë të 3 klubeve të Bernës futen në karantinë
Një person ishte testuar pozitiv për koronavirus, në njërin nga këto klube kështu që Zyra Mjekësore ka mbyllur një bar me vendim të menjëhershëm
Autoritetet e Bernës kanë vendosur në karantinë afër 1400 persona. Bëhet fjalë për vizitorë të tre klubeve në qytetin e Bernës.
Një person më parë ishte testuar pozitiv për koronavirus, në njërin nga këto klube kështu që Zyra Mjekësore Kantonale ka mbyllur një bar me vendim të menjëhershëm, shkruan srf.ch.
Siç njofton Drejtoria e Shëndetësisë, e çështjeve Sociale dhe Integrimit, gjithsej 1394 njerëz janë urdhëruar të futen në karantinë, transmeton albinfo.ch.
Fundjavën e kaluar ata kanë vizituar ndonjërin nga tre klubet e Bernës: Taxi Bar, Cuba Bar Bern dhe Kapitel Bollwerk.
Me këtë rast vetëm “Cuba bar” preket nga mbyllja e menjëhershme. Të gjithë 1009 njerëzit që frekuentuan atë bar duhet të futen në karantinë për shkak të një liste të pasaktë të të ftuarve.
288 vizitorë janë prekur në lokalin “Taxi Bar” dhe 97 persona në “Kapitel Bollwerk”, përcjell albinfo.ch. Në rastin e këtyre dy klubeve, preken vetëm njerëzit që kanë qenë në to nga mesnata e së dielës në mëngjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













