Kosova
Gjashtë tërmete në Kosovë
Është bërë e ditur se gjashtë tërmete kanë goditur në një periudhë të shkurtër kohore regjionin e Prishtinës.
Dejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, njoftoi se sot rreth orës 8:00, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.1 sipas shkallës së Rihterit.
Sipas tij, thellësia hipoqendrore ishte katër kilometra, ndërsa epiqendra e tij dhe e tërmeteve të tjera pasuese me intensitet më të ulët ishte në jug-perëndim të Prishtinës.
“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 10.10.2020 në ora 8:01 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.1 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 4 km. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 6 tërmete me një intensitet të ulët 1.5-2.3 shkallë Rihter. Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në jug-perëndim të Prishtinës, zona Bardhi i Madh-Batushë-Sllatinë”, ka thënë Mustafa.
Ai tutje tha se tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e regjionit të Prishtinës.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026















