Lajme
Gjurmuesit e kontakteve kanë humbur kontrollin mbi infeksionet
Ekipi gjurmues i kantonit të Cyrihut, për shembull, është aq i mbingarkuar sa që kantoni është dorëzuar dhe e ka lënë gjurmimin në duar të vet të prekurve
Gjurmuesit e kontakteve të koronavirusit, në nivele kantonale nuk mund të përballen më me rastet e shpërthimit të virusit në shumë vatra. Prandaj, ekziston rreziku që të mos munden të ndërpriten më zinxhirët e infeksionit, shkruan gazeta SonntagsZeitung.
Ekipi gjurmues i kantonit të Cyrihut, për shembull, është aq i mbingarkuar sa që kantoni është dorëzuar dhe e ka lënë gjurmimin e kontakteve në duar të vet të prekurve.
Një zëdhënëse e Drejtorisë Shëndetësore të Cyrihut ka konfirmuar për gazetën se ishte gjithashtu në dijeni të disa rasteve në të cilat gjurmimi i kontakteve kishte dështuar dhe ata që ishin potencialisht të infektuar nuk ishin njoftuar, transmeton albinfo.ch.
Në shumë kantone, vetëm dhjetë deri në 20 për qind e njerëzve të infektuar së fundi janë vendosur në karantinë në kohën e testit pozitiv të koronavirusit, ka thënë ajo.
Epidemiologu nga Berna, Nicola Low thotë: “Kërkohet një efikasitet më i madh në mënyrë që zinxhirët e infeksionit të prishen, püercjell albinfo.ch. Shkalla e atyre që janë tashmë në karantinë pas konfirmimit të infeksionit duhet të rritet në 80 për qind”.
Ndërsa epidemiologu dhe anëtar i Task Forcës federale të koronavirusit, Marcel Tanner, ka pranuar për gazetën “SonntagsZeitung” se gjurmimi i kontakteve në disa vende tashmë është “në fund të fuqive” të tij.
Por megjithatë, Zvicra nuk duhet të heqë dorë nga gjurmimi, në asnjë rrethanë, transmeton albinfo.ch. “Përkundrazi: kantonet do të duhet të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha, përndryshe do të na godasë një valë e dytë” paralajmëroi Tanner.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














