Lajme
Zgjedhjet në Vjenë: Socialdemokratët (SPÖ) triumfojnë, ekstremet e djathtë (FPÖ) pësojnë debakël
Partia Socialdemokrate e Austrisë (SPÖ) e ka mbrojtur të paprekur „kështjellën“ e saj dhe asnjë gurë nuk është lëvizur. SPÖ ka fituar bindshëm në zgjdhjet lokale të Bashkisë së Vjenës, ndërkohë kryetari i Bashkisë Michael Ludwig, u rikonfirmua që është "baba" i Vjenës.
Zgjedhjet për Bashkinë e Vjenës të cilat u mbajtën të dielën, rikonfirmuan edhe një herë që SPÖ është e pa thyeshme në Bashkinë e Vjenës, shkruan „krone.at“.
Kryetari i Bashkisë, Michael Ludwig fitoi bindshëm ndaj kandidatëve tjerë dhe u rizgjodh që ta udhëheq kryeqytetin austriak edhe për pesë vitet e ardhshme, transmeton Albinfo Austria.
Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga kompania “SORA”, kryetari Michael Ludwig ka fituar 42,2 përqind. Në krahasim me zgjedhjet paraprake të vitit 2015, SPÖ dhe kryetari i Bashkisë së Vjenës ka një rritje prej 2.6 përqind.
Partia Popullore e Austrisë (ÖVP) e cila udhëheq qeverinë shtetërorë të Austrisë është përmirësuar dukshëm. Kjo parti në këto zgjedhje lokale ka garuar me Gernot Blümel i cili arriti të fitoj 18.8 përqind të votave. Blümel është po ashtu Minister i Financave dhe njeri i besueshëm i kancelarit Kurz. Nga vendi i katërt që ishte në zgjedhjet e kaluara , ÖVP tash është renditur në vendin e dytë. Vendi i tretë i takon Partisë së Gjelbër (Grüne) të cilët fituan 14.0 përqind.
Partia që pësoj debakël në këto zgjedhje është Partia e Lirisë së Austrisë (FPÖ) së ekstremit të djathtë. Nga 30.8 përqind sa kishte në zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e së dielës ka fituar vetëm 7.7 përqind dhe gjendet në vendin e katërt, prapa partisë NEOS që kanë 7.8 përqind të votave.
Se austriakët nuk ta falin keqpërdorimin e besimit dhe të votës, më së miri shihet me politikanin kontravers, Heinz Christian Strache. Dje ai mori “faturën” për skandalin “Ibiza” dhe aferat tjera korruptive sa ishte zëvendëskancelar. Rikthimi i tij në politikë duke krijuar parti të re, ishte më shumë se një dështim. Votuesit e dëbuan atë nga politika duke votuar vetëm 3.6 përqind. Më këtë rezultat ai humbi edhe hyrjen në parlamentin e Vjenës, përcjell Albinfo Austria.
Rezultatet zyrtare pritet të dalin ditëve të ardhshme, ndërkohe ende nuk kemi rezultat zyrtarë edhe për votat e kandidatëve shqiptarë që kanë garuar në këto zgjedhje.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj











