Portrete të firmave
“Handeys”: Ne gjithmonë kemi një zgjidhje për klientët tanë
“Nëse dëshironi të qëndroni në rrugën e suksesit në treg, ju duhet që patjetër të jeni një hap më përpara kur të lançoni një produkt të ri”
Firma “Handeys” me seli në Baden ofron një sërë shërbimesh për klientët e saj. Kreditë, sigurimet, ashtu si dhe udhëtimet etj., përfshihen në ofertën e saj të pasur. Se si ia del që të jetë konkurruese në disa lëmi njëkohësisht dhe çfarë e bën të ndryshme këtë kompani nga simotrat e saj në Zvicër, për albinfo.ch flet pronari dhe themeluesi i saj Cetin Basatik.
Sa kohë keni që jeni në tregun zviceran?
Ne punojmë në sektorët e kredisë, sigurimeve, udhëtimeve dhe shëndetësisë që nga viti 2000. Selia jonë është në Baden dhe kemi 2 filiale të tjera, në Cyrih dhe në Kreuzlingen.

A ka qenë e vështirë të mbani me sukses biznesin tuaj për një kohë kaq të gjatë në konkurrencën e ashpër zvicerane?
Po, sigurisht që nuk është e lehtë që me një konkurrencë kaq të madhe, në të gjitha fushat, si ajo e kredisë, e sigurimeve, udhëtimeve të mbahet gjithçka në kurs të suksesit. Por kjo arrihet me shërbimin tonë që ka cilësi të lartë dhe gjithmonë duke iu përmbajtur motos: “nëse klientët tanë janë të kënaqur, ne mund të rritemi shëndetshëm”. Pra: Shërbimi, besnikëria dhe serioziteti janë prioritetet më të larta në filozofinë e kompanisë tonë. Me këtë filozofi ne jemi fuqimisht në rrugën e duhur.
Pse e keni quajtur kompaninë tuaj “Handeys”? Çfarë do të thotë ky emër?
Ne donim të fillonim kompaninë tonë në 1999 por nga tërmeti i madh në Turqi e kemi humbur motrën. Emri i saj ishte Handan, ndërsa në familje e kemi quajtur Hande. Kjo është arsyeja që ne e kemi emërtuar kompaninë tonë duke ia shtuar mbaresën “ys” kështu që ajo (motra) të mund të vazhdojë të jetojë me ne.
Ju keni filluar të ofroni paketa udhëtimi? A jeni aktiv edhe në tregun financiar?
Ne ishim aktivë në të gjitha fushat dhe jemi e vetmja kompani në Zvicër që ofron udhëtime me këste. Klientët tanë mund të rezervojnë udhëtime me ne në të gjithë botën me tarifa mujore nga 100 franga.
Si është e mundur të ofrohen hua pa ndërmjetësim të bankës?
Po, ne punojmë me investitorët pra ata na mundësojnë që të bëjmë financimin. Pa pasur nevojë për bankën si ndërmjetësuese, ne ofrojmë hua përmes investitorëve për persona privatë dhe për kompani
Ajo që ne së fundmi po ofrojmë, janë kreditë me depozitim të pasurive të patundshme, që është një financim shumë fitimprurës. Përmes një bisede konsultimi mund të merrni informacione shumë të hollësishme.
Një numër i kompanive synojnë të rriten. A është ndonjëherë i domosdoshëm një investim për të arritur këtë qëllim?
Nëse dëshironi të vazhdoni të ekzistoni dhe dëshironi të qëndroni në rrugën e suksesit në treg, duhet të investoni patjetër në infrastrukturën dhe personelin e kompanisë. Duhet po ashtu që patjetër të jeni një hap më përpara kur të lançoni një produkt të ri. Me këtë filozofi Handeys ekziston prej 20 vitesh. Ne gjithmonë kemi një zgjidhje për klientët tanë në sektorin e kredive, sigurimit dhe udhëtimeve.
Gjatë kësaj kohe të pandemisë, kompanitë shpesh nuk kanë mundësi kredie për shkak të kushteve jashtëzakonisht të rrepta të bankave?
Fatkeqësisht ka një kufizim, por ne gjithmonë ofrojmë një zgjidhje për klientët tanë përmes mundësive tona të gjera të produkteve.
Deri në çfarë shumë mund të siguroni kredi?
Në rastin e kredive private, në varësi të të ardhurave të klientit, ne mund të japim kredi deri në 500,000 franga. Për kompanitë, ne mund të ofrojmë kredi maksimale, në varësi të bilancit.
Cili është ndryshimi midis kompanisë tuaj dhe një ndërmjetësi financiar?
Ne jemi ndërmjetës kredie, ne punojmë me disa banka dhe investitorë, kështu që klienti merr ofertën më të mirë dhe mundësinë për të marrë oferta të ndryshme që është përparësi krahasuar me vetëm një ofertë të një banke. Kështu ne u sigurojmë klientëve tanë përparësi të mëdha. Ne sigurojmë interesin më të mirë dhe normat ideale mujore për klientët tanë me kushtet më të mira.
A vepron kompania nga Badeni në gjithë Zvicrën?
Po, kompania jonë është aktive në të gjithë Zvicrën.
Kompania Handeys organizon Lojë Shpërblyese. Luaj në lojën shpërblyese, linku në vijim:
Shkrim i sponzorizuar
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar Një grup burrash janë ndaluar përkohësisht, pasi roli i tyre është aktualisht i paqartë, njoftoi të... -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë




















