Futboll
Me këto nota u vlerësuan Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri
Në ndeshjen e mbrëmshme Gjermania dhe Zvicra kanë ndarë pikët duke barazuar 3:3 në sfidën e xhiros së katërt të grupit 4 në Ligën e Kombeve, transmeton albinfo.ch.
Për zviceranët shënuan Mario Gavranovic (05’, 57’) dhe Remo Freuler (26’).
Derisa për gjermanët Timo Werner (28’), Kai Havertz (55’) dhe Serge Gnabry (60’).
Gjermania ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.81, gjersa Zvicra u vlerësua me 6.56.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje doli të ishte Kai Havertz për një gol të shënuar dhe një asistim të bërë, duke marrë notën 8.8.
Paraqitje të mirë në këtë sfidë kishin edhe Granit Xhaka që u vlerësua me 7.0 dhe Xherdan Shaqiri me 6.2.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi mjaft të zjarrtë ishte Fabian Schar që pranoi edhe karton të kuq me notën 4.0. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në Lozanë hapet ekspozita “Trésors Vestimentaires”, kushtuar veshjeve tradicionale shqiptare Më 2 maj 2026 në Universitetin e Lozanës do të prezantohet koleksioni i Flora Balaj me... -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Remitancat në rritje, diaspora vazhdon të mbështesë ekonominë shqiptare -
UNITA lansohet në Zvicër, platforma që synon të lidhë bizneset në nivel global -
Nerisa Duraj: „Guximi i grave në gjithë botën është më i madh se çdo kancer“
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon lehtësimin e aksesit në pilulën e emergjencës Parlamenti zviceran po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e shpërndarjes së kontraceptivëve emergjentë, si... -
BE mbështet reformën për përfitimet e papunësisë për punëtorët ndërkufitarë, kosto shtesë të mundshme për Zvicrën -
Goditje për qeverinë zvicerane: Parlamenti dobëson reformën për infermierët -
Shumica e zviceranëve mbështesin iniciativën “Jo për 10 milionë banorë” -
UBS fitim mbi pritjet: 3.04 miliardë dollarë në tremujorin e parë














