Lajme
Trump thotë se në SHBA nuk do të ketë më izolim
“Ne nuk do ta bëjmë përsëri”, tha Trump për Fox News, kur u pyet për mundësinë e izolimeve të reja rajonale
Presidenti Donald Trump insiston se SHBA nuk do të kthehet në izolim sërish, pavarësisht rritjes së rasteve.
Ai nuk ka në fakt fuqinë për të ndaluar shtetet individuale që të hyjnë në izolim nëse ato duan ta marrin një masë të tillë për të vendosur nën kontroll rastet.
SHBA raportoi dje mbi 59 mijë infektime të reja, ndërsa numri i viktimave po i afrohet shifrës 217 mijë.
“Ne nuk do ta bëjmë përsëri”, tha Trump për Fox News, kur u pyet për mundësinë e izolimeve të reja rajonale, përcjell Albinfo.ch.
Infektimet në shkallë globale kanë shkuar tani në 38.4 milionë ndërsa viktimat, 1.09 milion.
SHBA udhëheq sa i takon rasteve dhe viktimave, me pak më pak se 8 milionë infektime dhe rreth 217 mijë viktima.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje












