Maqedonia
Pandemia rrit shkallën e varfërisë në Maqedoninë e Veriut
Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit paraqet rrezik për rritjen e shkallës së varfërisë në Maqedoninë e Veriut.
Në bazë të parashikimit të Bankës Botërore, parashihet që shkalla e varfërisë brenda këtij viti të përfshijë 20 deri 23 për qind të popullatës, ndërkohë që një vit më herët, përkatësisht gjatë vitit 2019, shkalla e varfërisë ka qenë 17 për qind.
Ekspertët e ekonomisë theksojnë se thellimi i varfërisë te pothuajse një e katërta e popullsisë në vend do të varet kryekëput nga kohëzgjatja e krizës që ka shkaktuar pandemia.
Në bazë të të dhënave të Agjencisë për Punësim, nga përhapja e pandemisë, përkatësisht nga muaji shkurt deri në fund të gushtit janë regjistruar rreth 40 mijë persona të rinj që kërkojnë punë, një pjesë e tyre janë nga ata që kanë humbur vendin e punës, përderisa pjesa tjetër regjistrohen si persona që për herë të parë kërkojnë punë.
Biljana Dukovska nga Platforma për luftën kundër varfërisë, thotë se të dhënat që ka grumbulluar organizata që përfaqëson flasin qartë se pjesa më e madhe e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut ndjen se varfërohet në masë të madhe buxheti i tyre familjar.
Dukovska thekson se më të rrezikuar janë personat e vetëpunësuar, me punësim informal dhe ata me punë të përkohëshme ose me kontrata jo shumë të sigurta.
“Pandemia ka goditur tashmë edhe atë kategori të qytetarëve që kishin kontrata pune në afat ët caktuar, ose punon punë me orar ët pjesshëm, të cilët ishin të parët që humbën vendet e tyre të punës. Pandemia në masë të theksuar ka goditur dhe personat që ishin të përfshirë në ekonominë informale, të cilët për shkak të karantinës nuk mund të zhvillonin aktivitetin e tyre, kështu që mbetën pa kurrfarë të ardhurash, gjithashtu u godit edhe ajo kategori e qytetarëve të cilët mbetën të painformuar dhe nuk arritën të marrin mjete nga pakoja e masave socio-ekonomike si pjesë e masave anti-krizë të qeverisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dukovska.
Ndërkaq Arben Halili, ish-drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ligjërues në Universitetin e Tetovës, për Radion Evropa e Lirë thotë se pandemia ka rritur shkallën e varfërisë tek ato familje qe janë të varura nga remitencat.
“Pa dyshim se shtresa më e goditur janë qytetarët të cilët nuk kanë një vend pune apo financiarisht janë të dobët dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të varur nga remitencat ekonomike“.
“Në këtë drejtim, kjo krizë që ka goditur gjithë globin sigurisht se i ka goditur edhe mërgimtarët të cilët punojnë në vende të ndryshme jashtë shtetit, të cilët kanë dërguar në vazhdimësi transfere financiare për familjarët e tyre në Maqedoninë e Veriut, dhe kjo sigurisht se paraqet një zinxhir përkeqësimi ekonomik dhe financiar si për ata atje, që ndodhen jashtë vendit por më shumë për familjet këtu që drejtpërdrejtë janë të varura nga të ardhurat e remitencave”, thotë Halili.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të penguar largimin e shumë të punësuarve nga kompanitë e prekura nga kriza e pandemisë, përmes tashmë katër pakove të masave anti-krizë ka mbështetur bizneset me sigurimin e pagës minimale dhe lehtësimeve të tjera.
Ndërkohë, për kategoritë e rrezikuara sociale janë ndarë dhe mjete në vlerë prej 50, 100 deri 150 euro, për të blerë produkte vendore me qëllim që të mbështeten kompanitë vendore të mos ulin prodhimtarinë dhe mbajnë punëtorët, por njëherësh të kenë dhe një impuls financiar familjet me status të rrezikuar social.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%











