Lajme
BAG: Të gjitha kantonet zvicerane janë shumë mbi kufirin e rrezikut
Të gjitha kantonet janë shumë më lart se kufiri i rrezikut i caktuar nga federata, i cili është 60 infeksione për 100.000 banorë
Shpërndarja e numrit të infeksioneve midis kantoneve është shumë e ndryshme. Kështu ka thënë Stefan Kuster, nga Zyra Federale e Shëndetit Publik në konferencën e sotme për shtyp në Bernë, shkruan srf.ch.
Por, të gjitha kantonet janë shumë më lart se kufiri i rrezikut i caktuar nga federata, i cili është 60 infeksione për 100.000 banorë. Siç është shkruar tashmë, Zvicra kishte vendosur detyrimin e karantinës për personat që vinin nga vendet në të cilat numri i infeksioneve kalon mbi kufirin e përmendur.
Kuster është i kënaqur me zhvillimin e aplikacionit për hulumtimin e gjurmëve të Covidit, transmeton albinfo.ch. Ky aplikacion po shkarkohet tani më shpesh dhe po ndihmon në këputjen e zinxhirëve të infeksionit.
Kuster në konferencë ka folur edhe për moshat e të prekurve nga koronavirzusi.
“Ndërsa të rinjtë janë prekur më shumë, kryesisht gjatë verës, ne po vërejmë një ndryshim në javët e fundit” ka thënë Kuster. Të gjitha grupmoshat tani janë prekura në mënyrë të ngjashme nga virusi korona, për aq sa mund të konstatohet nga rastet e konfirmuara.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













