Lajme
Gjermania nuk jep viza për kujdestarë për fëmijët
Pandemia e koronës u krijon probleme familjeve të reja që kanë nevojë për kujdestarë për fëmijët. Kush do të vijë si au-pair në Gjermani nuk merr për momentin vizë.
Në Gjermani ka rreth 15,000 të reja dhe të rinj që punojnë si au-pair, më shumë se 9,000 syresh nga vende jashtë BE-së. Në krye të listës: Kolumbia dhe Gjeorgjia, pasuar nga Ukraina, Rusia, Madagaskari, Zimbabve, Brazili dhe Vietnami.
Termi au-pair vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë “reciprokisht”, kjo do të thotë që të rejat dhe të rinjtë që vijnë si au-pair tek një familje gjermane duhet të kujdesen 30 orë në javë për fëmijët dhe të bëjnë punë të lehta shtëpie. Për këtë punë dhe ndihmë familja u garanton një dhomë më vete, ushqim, para xhepi 280 euro në javë, të drejtën për pushime dhe kohë të lirë si dhe ndjekjen e një kursi për gjermanishten. Prandaj ka mjaft të reja e të rinj që e konsiderojnë ofertën tërheqëse sepse u mudëson të njohin intensivisht gjuhën dhe kulturën e vendit ku shkojnë, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Por për shkak të pandemisë korona shumë të reja dhe të rinj nga vende jashtë BE-së e kanë të pamundur të vijnë në Gjermani, sepse nuk marrin dot vizë. Kjo përbën problem edhe për familjet gjermane, sepse kur të dy prindërit punojnë nuk ka kush t’u mbajë fëmijët.
Kërkesë e madhe që i hap shtigje ilegalitetit
Shoqata e Ndërmjetësimit të Au-pair në Gjermani di për raste, në të cilat të reja dhe të rinj nga vende jashtë BE-së kanë hyrë në BE përmes Francës dhe më pas kanë ardhur për të punuar si au-pair në Gjermani. Po ashtu ka edhe mjaft raste që të reja dhe të rinj të cilëve u mbaron kontrata si au-pair si edhe vizat, por që gjendjen ende në Gjermani, marrin në mediat sociale oferta financiarisht tërheqëse që të qëndrojnë dhe të transferohen në një familje tjetër, madje edhe në mënyrë të paligjshme.
Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me korona në Gjermani nuk pritet që qeveria të vendosë para pranverës së vitit të ardhshëm që të rejat dhe të rinjtë që duan të vijnë si au-pair në një familje gjermane të kenë të drejtën të pajisen me viza.
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani kemi një qëllim të ri – ta eliminojmë Argjentinën... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë
















