Lajme
Çdo udhëtar që hyn në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë, duhet të plotësojë këtë protokoll
Çdo udhëtar që do të hyjË në Republikën e Greqisë, pavarësisht nënshtetësisë, duhet të plotësojë detyrimisht “PROTOKOLLIN E MBËRRITJES NË GREQI”, (Protocol for Arrivals in Greece -Passenger Locator Form PLF) ta printojnë dhe ta kenë me vete në pikat kufitare.
Kush duhet ta plotësojë
PROTOKOLLI i MBËRRITJES NË GREQI (Protocol for Arrivals in Greece -Passenger Locator Form PLF) është i detyruar ta plotësojË çdo person që hyn në territorin grek. Akoma dhe nënshtetasit me pasaportë greke.
Vini re. Për personat që udhëtojnë VETËM me pasaportë shqiptare (90 ditorët ose turistët ) kufiri është i mbyllur, pra nuk do lejohen të kalojnë në kufi, pavarësisht se plotësojnë këtë formë.
Si ta plotësoni formularin dhe çfarë duhet të bëni kujdes?
Formulari Passenger Locator Form (PLF) – plotësohet në mënyrë elektronike dhe e gjeni në adresën e internetit: https://travel.gov.gr/#/
Protokolli plotësohet RREPTËSISHT 24-48 ORË PËRPARA UDHËTIMIT
Në platformë plotësohen:
Mënyra e udhëtimit (autobus, makine, tren, avjon etj)
Emri i firmës që udhëtoni, numri i sediljes etj
Pika doganore e hyrjes (Me ane toksore nga Shqipëria lejohet vetëm Kakavia dhe Kapshtica)
Të dhënat personale të udhëtarit (emër mbiemër, pasaporta etj)
Vëndi ku do qëndroj në Greqi
Kontakti i sigurisë (një person ku do qëndroj , adresa dhe telefoni i personit)
Mbasi të plotësohen kjo platformë, do ju vij një email që u regjistruat me sukses, dhe mbas disa orësh do ju vij nje konfirmim me kod. Ky kod quhet PLF Këtë konfirmim duhet ta printoni dhe ta keni me vete në pikën kufitare ku do ja dorëzoni policisë bashke me pasaportën.
Pa fletën e konfirmimit nuk do lejohet asnjeri të kaloj në territorin grek
PLF duhet të plotësohet për çdo lloj mënyre që udhëtoni, qoftë me makinën tuaj personale, qoftë me tren, qoftë me autobus qoftë me avion.
Të gjithë personat që udhëtojnë me Top Lines mund ti drejtohen agjensive tona në Shqipëri por edhe në Greqi për tu plotësuar formularin. Ky shërbim do ofrohet falas për të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë me Top Lines. Pasagjerët janë të lutur të kenë me vete të gjithë të dhënat e sakta të tyre të cilat janë:
Pasaporta
Ditën e udhëtimit
Adresa ku do qëndrojnë në Greqi
Adrssa ku ka qëndruar në Shqipëri
Të dhënat e një kontakti në Greqi (emër mbiemër, adresë, numër telefoni, email nëse ekziston
Përgjegjës për të dhënat që do jepen janë pasagjerët.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse














