Lajme
Karantina, vetëm për vendet që ia kalojnë Zvicrës për 60 raste
Vetëm shtetet ku numrat ditorë të infeksioneve për 100.000 banorë në 14 ditët e fundit i tejkalojnë ata të Zvicrës për 60 më shumë, duhet të futen në listë
Zvicra, gjatë javëve të fundit po regjistron shifra më të larta 14-ditore të infeksioneve për 100.000 banorë sesa shumica e vende fqinje. Kjo është arsyeja pse rregulloret e karantinës tani duhet të përshtaten, shkruan blick.ch.
Për të mërkurën, Këshilli Federal ka paralajmëruar se, veç tjerash, do të ndryshojë edhe rregullat për qasjen e Zvicrës ndaj vendeve me rrezik, transmeton albinfo.ch. Sipas kësaj, vetëm shtetet ose zonat në të cilat numrat ditorë të infeksioneve për 100.000 banorë në 14 ditët e fundit i tejkalojnë ata të Zvicrës për 60 më shumë, duhet të futen në listë.
Deri më tani, rregulli ka qenë që një vend futet në listën e rrezikut të Koronës nëse numëron 60 ose më shumë infeksione të reja për 100.000 banorë brenda 14 ditësh, transmeton albinfo.ch. Kushdo që kthehet në Zvicër nga një vend i tillë aktualisht duhet të vendoset në karantinë për dhjetë ditë. Sigurisht, ekzistojnë përjashtime për zonat kufitare.
Ndërkaq, tani Zvicra e ka tejkaluar këtë vlerë prej 60 tashmë një muaj. Kjo e bën të diskutueshme rregulloren për vendet e huaja. Vetë Ministri i Shëndetësisë Alain Berset e ka konsideruar të pakënaqshme situatën aktuale.
Me rregulloren e re, një numër vendesh të BE do të hiqeshin nga lista e rreziqeve. Për shembull Franca dhe Britania e Madhe, të cilat kanë një vlerë më të ulët të incidencës sesa Zvicra.
Por, kohëzgjatja e karantinës për të kthyerit nga vendet me rrezik nuk do të ndryshojë. Ajo vazhdon të zgjasë dhjetë ditë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













