Lajme
Zvicër: 9386 raste të reja dhe 31 të vdekur nga koronavirusi
Mesatarja e rasteve të 7 ditëve të fundit është 6557 ose 81 për qind më shumë se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 9386 raste të reja pozitive me koronavirusin, që janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.
Mesatarja e 7 ditëve të fundit është 6557 ose 81 për qind më shumë se në javën e kaluar, shkruan srf.ch. Siç shihet nga ky numër, trendi po rritet shumë shpejt në një nivel shumë të lartë.
Shkalla mesatare 7-ditore e pozitivitetit aktualisht është 24.6 për qind.
Numri i testimeve të realizuara në një mesatare 7-ditore është 27,094 teste në ditë ose 34 për qind më shumë, krahasuar me javën e mëparshme. 35,230 teste janë kryer brenda 24 orëve të fundit kështu që numri i përgjithshëm i testeve të realizuara deri më sot, ka arritur shifrën prej afër 1.9 milion.
BAG ka raportuar 31 raste të reja të vdekjes nga koronavirusi, transmeton albinfo.ch. Ky numër tregon për një rritje të konsiderueshme të rasteve fatale, në raport me rritjen e infeksioneve.
Të kujtojmë: Numri i vdekjeve të sapo raportuara është rritur nga 24 në 31 brenda një dite. Ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja Covid 19 në Zvicër dhe Lihtenshtajn, që nga fillimi i pandemisë ka arritur tashmë në 1985.
Kantonet aktualisht raportojnë se 2,132 njerëz janë duke u trajtuar në spitale, për Covid-19, përcjell albinfo.ch. Kjo është 78 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Zvicra aktualisht ka tejkaluar kufirin federal të 60 infeksioneve të reja për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













