Lajme
Kantoni Valis në gjendje të rëndë, kërkon ndihmën e ushtrisë
Ekziston rreziku që spitalet e këtushme të mos jenë më në gjendje të përballojnë fluksin e pacientëve për një kohë të gjatë
Numri i rasteve pozitive në Valis po vazhdon të rritet me të madhe. Kështu, numri i pacientëve me koronavirus që duhet të shtrohen në spitalin e Valisit është rritur ndjeshëm në dhjetë ditët e fundit, bën të ditur qeveria e kantonit, shkruan srf.ch.
Ekziston rreziku që spitalet e këtushme të mos jenë më në gjendje të përballojnë fluksin e pacientëve për një kohë të gjatë. Për këtë arsye Qeveria e Valisit madje ka kërkuar mbështetje nga Ushtria Zvicerane në mënyrë që kjo e fundit të mbështesë organizatat kantonale që janë përgjegjëse për luftimin e pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Qeveria kantonale gjithashtu ka vendosur: Departamenti shëndetësor i Kantonit mund të kërkojë ndihmën e institucioneve shëndetësore dhe të punonjësve shëndetësorë nëse është e nevojshme të përballimin me pandeminë Covid 19.
Të gjitha ndërhyrjet jo urgjente në spitalet e kantonit janë ndaluar me kohë.
140 roje civile janë thirrur tashmë. Brigada e zjarrfikësve ka mbështetur ambulancën në ditët e fundit, përcjell albinfo.ch. “Megjithatë, këto burime nuk do të jenë të mjaftueshme,” vazhdon qeveria. Prandaj ajo ka kërkuar ushtrinë.
Virginie Masserey nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) kishte konfirmuar më parë në një konferencë për media se ushtria kishte marrë thirrjet e para për mbështetje. Këshilli Federal do të vendosë për të.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













