Lajme
Franca paralajmëron qytetarët e saj në të gjithë botën për sulme të reja
"Kërcënimi është kudo” – deklaroi Ministri i Jashtëm francez duke pasur parasysh aktet e fundit terroriste në Francë. Ndërkohë në disa vende myslimane vazhdojnë protestat kundër Macronit.
Pas sulmit islamik në Nicë i cili shkaktoi tre të vdekur, Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj në të gjithë botën për sulme të mundshme ndaj tyre: “Kërcënimi është kudo”, tha Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian pas një takimi të kabinetit të sigurisë të kryesuar nga Presidenti Emmanuel Macron, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch
“Hapi nga urrejtja virtuale në dhunën e vërtetë është i vogël,” tha Le Drian. Parisi ka udhëzuar misionet diplomatike jashtë vendit që të forcojnë masat e sigurisë.
Kurse Ministri i Mbrojtjes Florence Parly tha pas takimit të krizës se Franca do të mbrojë më mirë sidomos shkollat dhe kishat. Sipas Ministrisë së Brendshme për këtë qëllim po mobilizohen 3500 policë rezervë. Nga këtza 120 policë shtesë do të patrullojnë në Nicë.
Presidenti Macron kishte njoftuar më parë se njësia kundër-terrorizmit e ushtrisë do të shtohet nga 3,000 në 7,000 vetë. Kryeministri Jean Castex shpalli pas atentatit në Nicë shkallën më të lartë të rrezikut nga terrori në vend.
Presidenti Emannuel Macron deklaroi në Nicë se “e gjithë Franca është sulmuar”. Nëse ky vend sulmohet për shkak të vlerave të tij dhe të drejtës së lirisë së mendimit. “Ne nuk do të tërhiqemi.”
Forcimi i masave të sigurisë lidhet me kërcënimet dhe protestat masive kundër Francës në vendet myslimane.
Protestë kundër Macronit në Pakistan
Të enjten ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, e quajti si të ligjshme “vrasjen e miliona francezëve”. Ai e justifikoi këtë me “masakrat” franceze të epokës koloniale. Nën presionin e qeverisë franceze Twitter i fshiu mesazhet e shkurtra të Mahathir Mohamadit.
Protesta kundër Francës në Bangladesh
Protesta kundër Macronit pati edhe në Bangladesh, Pakistan, Afganistan si dhe në territoret palestineze. Udhëheqësi i Hamasit Fatih Hammad tha para demonstruesve në kampin e refugjatëve Xhebalia: “Abuzimi me profetin tonë Mohammed nga Franca shkel besimet e dy miliardë myslimanëve në të gjithë botën”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













