Lajme
Gjeneva po përgatitet për bllokim: Zbrazen raftet e dyqaneve
Ndryshe nga bllokimi i parë, në kantonin e Gjenevës, vazhdojnë të jenë të hapura: shkollat fillore, tregjet dhe dyqanet e luleve, si dhe bibliotekat, farmacitë...
Raftet e zbrazëta nëpër shitore, paralajmërojnë bllokimin në kantonin e Gjenevës: Shtrëngimi i masave që hyn në fuqi nga e hëna në mbrëmje do të ketë ndikim në sjelljen e popullatës sa i përket blerjes, shkruan 20minuten.ch.
Ushqim i konservuar, miell dhe letër higjienike e lirë: disa orë para mbylljes, popullata e Gjenevës po i bënte furnizimet e urgjencës, siç e tregojnë fotografitë e bëra në këtë qytet.
Blerjet masive kanë një arsye: nga e hëna në mbrëmje në orën 19:00, në kantonin e Gjenevës mbretëron sërish gjendja jashtëzakonshme, transmeton albinfo.ch. Restorantet, baret dhe vendet e tjera për kalim të kohës së lirë, qendrat kulturore dhe sportive do të jenë të mbyllura gjatë gjithë muajit. Po kështu, dyqanet që nuk shesin ushqime duhet të mbyllin dyert.
Kërkesa për “produkte të përditshme është në një nivel të lartë”, shkruan një zëdhënëse e Coop-it. Coop ka mjaft stoqe dhe është i përgatitur: “Nuk ka asnjë arsye për të blerë diçka që shkon përtej konsumit të përditshëm”, shkruan më tutje ajo.
Edhe konkurrenti i Coop-it, Migros-i po e ndjen mbylljen: “Ne po regjistrojmë kërkesë të shtuar, veçanërisht sa u përket blerjeve në internet”, thotë një zëdhënës i Migros-it.
“Situata nuk është e krahasueshme me blerjet masive në mars”. Ai ia atribuon këtë faktit se bllokimi i Gjenevës është më pak i rreptë se sa që ishte bllokimi në nivel kombëtar.
Në valën e parë, në muajin mars, përcjell albinfo.ch. “Dhe mbase njerëzit kanë parë se nuk ka mungesë furnizimesh, pavarësisht shtrëngimit të masave”, thotë zëdhënësi.
Ndryshe nga bllokimi i parë, në kantonin e Gjenevës, vazhdojnë të jenë të hapura: shkollat fillore, tregjet dhe dyqanet e luleve, si dhe bibliotekat, farmacitë, dyqanet e ilaçeve, optikët, hotelet dhe garazhet. Zyrat postare dhe bankat gjithashtu lejohen të jenë të hapura, transmeton albinfo.ch.
Po kështu, në kontrast me situatën në pranverë, as kufijtë me Francën nuk do të mbyllen. Masat do të zbatohen deri në 29 nëntor.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














