Lajme
7 këshilla si ta mbani koronën larg nga vetja
Thomas Steffen, Mjeku Kantonal Basel-Stadt dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Mjekëve Kantonalë të Zvicrës, i ka përmbledhur masat në shtatë këshilla praktike
Ka masa të ndryshme që duhet respektuar për ta mbajtur sa më larg koronavirusin. Por Thomas Steffen, Mjeku Kantonal Basel-Stadt dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Mjekëve Kantonalë të Zvicrës, i ka përmbledhur ato në shtatë këshillat që vijojnë:
1. Vënia e maskës dhe mbajtja e distancës janë më të mirat. Gjëja më e rëndësishme është dhe mbahtet distanca, transmeton albinfo.ch. Vendosja e maskës gjithashtu ndihmon.
2. Maska nuk është e nevojshme kur vraponi në pyll, i vetmuar. Kursejeni maskën atje dhe përdoreni aty ku është vërtet e përshtatshme, dhe e nevojshme, për shembull në stacionin e autobusit.
3. Konceptet e mbrojtjes në vendin e punës janë të një rëndësie qendrore. Por edhe puna nga shtëpia gjithashtu ndihmon sepse në këtë mënyrë zvogëlojmë kontaktet në popullatë dhe në këtë mënyrë, rrjedhimisht ulet edhe rreziku i infektimit.
4. Nëse keni ndjenjën se duhet të testoheni, atëherë duhet të testoheni.
5. Dizenjoni konceptet tuaja të mbrojtjes dhe masat e higjienës në atë mënyrë që të mund të vazhdoni t’u përmbaheni atyre brenda tre muajsh. Mos e teproni me masa sepse ashtu mund të dorëzoheni shpejt dhe të prishni rregullin.
6. Masat mbrojtëse në takimet private nuk duhet të jenë tabu. Lirisht flisni për këtë.
7. Kushtojini vëmendje stresit tuaj psikologjik, ngarkesave psikike. Madje edhe nëse kjo nuk është diçka që ju karakterizon ju, kushtojini vëmendje edhe të tjerëve, përcjell albinfo.ch. Krijoni ishuj qetësie për vete.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













