Kosova
E la Zvicrën për t’u kthyer dhe investuar në Kosovë
Kohën e fundit dëgjojmë shumë raste ku mërgimtarët shqiptarë janë duke u kthyer nga mërgimi për të investuar në vendlindjet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Nijazi Musliu, shqiptari i cili ka jetuar prej 20 vjetësh në Zvicër, u rikthye në vendlindje, në Kosovë.
Ai është pronar i kompanisë së suksesshme “Eurometal”, me teknologji të fundit, e cila merret me përpunimin e llamarinës dhe konstruksioneve metalike duke kontribuar në këtë mënyrë për vendlindjen.
Ajo është një kompani prestigjioze që shërben dhe në tregun ndërkombëtar. Nijazi Musliu ka treguar në një intervistë me News-TV për jetën e tij në Zvicër dhe profesionet e ndryshme që ka ushtruar atje.
E kishte lënë jetën e mirë në Zvicër për t’u kthyer dhe investuar në vendlindje, në Kosovën të cilën i kishte dashur dhe e do më së shumti në botë. Ky është Nijazi Musliu nga fshati Tërn (Trim) i Ferizajit të Kosovës. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive













