Lajme
Çmimi vjetor për Kulturë i Komunës Emmen, në duar të Bujar Berishës
Ai është vlerësuar si muzikant në grupin "Die Diebe", si shkrimtar, skenarist, producent muzikor, reporter, fotograf, artist grafik, stilist dhe krijues filmash
Çmimi i Kulturës për vitin 2020, i Komunës Emmen në Kantonin e Lucernit për 2020 shkon për artistin e gjithanshëm, Bujar Berisha. Ai merr çmimin, i cili ka edhe vlerën monetare prej 3.000 frangash, shkruan Luzerner Zeitung.
Berisha vlerësohet kështu për punën e tij të larmishme artistike, si muzikant, shkrimtar dhe kineast.
Këshilli i Qytetit i Emmenit e ndan këtë çmim sivjet për herë të nëntë, tranmseton albinfo.ch. Berisha, i lindur në Kosovë në vitin 1984, nderohet për artin e tij multidisiplinar në komunën e Emmenit, thuhet veç tjerash në një deklaratë të publikuar të mërkurën nga komuna.
Ai mbështet ballafaqimin kritik të individit me shoqërinë. Si muzikant në grupin “Die Diebe”, si shkrimtar, skenarist, producent muzikor, reporter, fotograf, artist grafik, stilist dhe krijues filmash, ai ndërthur disiplina të ndryshme kulturore dhe kështu promovon diversitetin kulturor në Emmen dhe rajon”.
“Çmimi i Kulturës më jep një shtysë të mëtejshme për punën time”, thotë Bujar Berisha, duke folur për përjetimin e tij të këtij çmimi, përcjell albinfo.ch. “Kjo më tregon se jam në rrugën e duhur dhe se arti im kuptohet”.
Një projekt tjetër nga artisti Emmer është Shtëpia “Brünig Friends of Nature” në kuartin Emmenbrücke. “Unë do të doja që paratë e çmimit t`i investoja në qendrën tonë të re kulturore”, thotë i lumtur Berisha.
“Do të jetë një vend artistik ku artistët mund të interpretojnë.” Janë planifikuar dy studio për aktivitetet krijuese të mysafirëve kulturorë.
Projektet e ardhshme të Bujar Berishës janë të larmishme, përcjell albinfo.ch. “Die Diebe” janë duke punuar në një kalendar vjetor dhe me grupin “Die Die Be” një album i ri do të dalë më 27 nëntor 2020 me edicionin me të njëjtin emër.
albinfo.ch ka ndjekur karrierën e Bujar Berishës si në fushë të muzikës dhe arteve tjera ashtu dhe në atë të politikës. Berisha ka qenë veç tjerash, për dy mandate asamblist nga Partia Socialdemokrate në komunën e tij, Emmen.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














