Lajme
Zvicra, në mesin e 3 vendeve më stabile në botë
55.000 njerëz nga më shumë se 100 vende të botës janë pyetur se cilat vende janë, sipas tyre, të fortat dhe më të qëndrueshmet. Zvicra renditet në tri të parat
Sipas mendimit të publikut global, Zvicra është një nga tri shtetet më të forta dhe më të qëndrueshme në botë, shkruan sda.ch.
Renditja e fundit, e bërë nga nga Brand Finance, atë e nxjerr të tretën, pas Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, transmeton albinfo.ch. Po në këtë listë, Zvicra është vetëm përpara SHBA-së dhe Kanadasë.
Renditja bazohet në një sondazh të 55.000 njerëzve në më shumë se 100 vende, i cili mat fuqinë e markës (brendit) së shteteve, përcjell albinfo.ch. Kështu ka njoftuar të shtunën organizata Brand Finance.
Gjermania, si e para në botë, mbetet një strehë e stabilitetit nën drejtimin e Kancelares Angela Merkel.
10 vendet më të forta
Gjermania
Britania e Madhe
Zvicra
Shtetet e Bashkuara
Kanada
Singapori
Japonia
Danimarka
Franca
Holanda
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













