Lajme
Valis: “Së shpejti nuk do të dimë më çfarë të bëjmë me të vdekurit”
Vala e dytë e koronavirusit ka goditur shumë kantonin e Valisit. Sipërmarrësit e varrimeve kanë arritur në fund të kapaciteteve të tyre
Në gjashtë javët e kaluara në kantonin e Valisit kishte më shumë vdekje se sa në gjashtë muajt e mëparshëm, transmeton albinfo.ch mediat nga ky kanton. Vetëm gjatë javës së kaluar, 59 njerëz në këtë kanton kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. Kjo i sjell sipërmarrjet e varrimeve në kufijtë e kapaciteteve të tyre.
“Ne jemi në kufi”, thotë ndërmarrësi Eric Pagliotti për “Le Dimanche Matin”. Ndodh që funeralet të shtyhen. “Së shpejti nuk do të dimë më çfarë të bëjmë me të vdekurit”.
Patrick Quarroz, kryetar i Shoqatës së Shërbimeve Funerale të Valisit, e konfirmon këtë: “Jemi plotësisht të mbingarkuar”.
Çfarë e bën situatën edhe më të vështirë për familjet e të vdekurve është se me masat e reja në këtë kanton lejohen vetëm 30 persona të marrin pjesë në varrim, përcjell albinfo.ch. Në shumicën e kantoneve të tjera lejohen 50 veta.
Megjithatë, ka një lehtësim: Për ndryshim nga vala e parë, të afërmit tani lejohen t’ia thonë lamtumirën të ndjerit në arkivolin e hapur. Në fillim të pandemisë, kjo nuk ishte e mundur – trupat duhej të ruheshin në qese speciale. Por, tani dihet që virusi nuk mund të jetojë në një trup të vdekur për më shumë se pesë deri në nëntë orë, transmeton albinfo.ch. “Përkundër kësaj, ne ende i këshillojmë familjet të mos e puthin të ndjerin”, thotë Boris Pagliotti, djali i Eric Pagliotti.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut