Lajme
Anulohet ndeshja Zvicër-Ukrainë
Sipas Federatës së Futbollit Zviceran, mjeku kantonal, Roger Harstall ka urdhëruar që Ukrainasit të futeshin në karantinë
Pak minuta më parë Uefa ka njoftuar se loja në mes të Zvicrës dhe Ukrainës nuk mund të zhvillohet të martën (sonte) siç është planifikuar. Uefa do të vendosë në orët e ardhshme nëse ndeshja në Lucern mund të zhvillohet në një kohë tjetër – ndoshta të mërkurën, shkruajnë mediat zvicerane.
Sipas Federatës së Futbollit Zviceran, mjeku kantonal, Roger Harstall ka urdhëruar që ukrainasit të futeshin në karantinë, transmeton albinfo.ch. “Urdhri i karantinës ëështë menduar po ashtu edhe për të mbrojtur kundërshtarin” shpjegon mjeku masën që ka marrë.
Nëse loja anulohet tërësisht nga Uefa, komiteti disiplinor i Federatës Evropiane do të duhet të marrë një vendim. Një vendim i qartë do të ishte humbja 3-0 për Ukrainën.
Në këtë rast, ekipi kombëtar i Zvicrës do të kishte siguruar qëndrimin në klasën më të lartë A të Ligës së Kombeve. Evropianët Lindorë (ukrainasit) kanë 3 pikë më shumë se Zvicra para ndeshjes së fundit në fazën e grupeve.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













