Lajme
Zyrtarë të OBSH-së: Vala e dytë e COVID-19 duhet luftuar pa vaksina
Vaksinat nuk do të arrijnë në kohë për të luftuar valën e dytë të pandemisë së COVID-19 dhe shumë vende do të duhet të vazhdojnë ta përballojnë atë pa vaksina, paralajmëroi sot kreu i OBSH-së për Situatat e Urgjencës, Michael Ryan, shkruan AFP, përcjell Albinfo.ch.
“Unë mendoj se do të duhen të paktën katër deri në gjashtë muaj para se të ketë nivele të mjaftueshme të imunizimit kudo”, tha ai në një seancë pyetje-përgjigje në mediat sociale, duke theksuar se vaksinat nuk duhet të shihen si një “ilaç magjik”.
“Ne nuk jemi ende atje ku duhet në lidhje me vaksinat, pavarësisht njoftimeve të fundit për vaksina premtuese, që janë 90% ose më shumë të efektshme”, shtoi Ryan.
“Shumë vende po përballen me këtë valë. Ato do ta kapërcejnë atë dhe do të vazhdojnë të përballen me të pa vaksina”.
Njoftimi të hënën nga kompania bioteknike amerikane “Moderna” për një vaksinë efikase në 94,5%, pas atij të bërë javën e kaluar nga laboratori amerikan “Pfizer” dhe ai gjerman “BioNTech” për një efikasitet në 90%, ndezi një valë të re të optimizmi në botë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












