Lajme
Mëngjes i akullt në Zvicër, deri në minus 22.1 gradë në male
Në Zvicër nuk ka qenë kaq ftohtë që nga fillimi i prillit. Në të njëjtën kohë, rryma ajrore "Udo" ka siguruar mot me rreze të bollshme të diellit
Kalimin nga e premtja në të shtunën, në Zvicër e kanë karakterizuar temperatura të akullta: Në male, zhiva në termometër është ulur madje deri në minus 22.1 gradë (Glattalp, Schwyz). Po ashtu edhe në ultësira, temperaturat kanë zbritur poshtë zeros.
Kështu, në Bazel, Fribourg, Thun dhe në Cyrih – në qytetet në ultësirë, sipas SRF Meteo në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë matur temperatura nën pikën e ngrirjes.
Në Zvicër nuk ka qenë kaq ftohtë që nga fillimi i prillit, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, rryma ajrore “Udo” ka siguruar mot me rreze të bollshme të diellit, në shumë vende.
Pas mëngjesit shumë të ftohtë, temperatura, jashtë zonave me mjegull, në veri të Alpeve do të jetë midis 3 dhe 6 gradë ndërsa, në jug deri në 10 gradë.
Parashikimi për të dielën është pothuajse identik me atë të sotmin: Në mëngjes do të ketë ende mjegull, por ajo pritet të shpërndahet gjatë ditës, përcjell albinfo.ch. Temperaturat pastaj duhet të arrijnë deri në 6 gradë në veri dhe deri në 10 gradë në jug.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












