Lajme
Për shkak të skive: Italia kërcënon të fusë Zvicrën në listën e karantinës
Kjo po ndodh pasi që Zvicra dhe Austria nuk i janë nënshtruar kërkesës së Gjermanisë dhe Italisë për të mbyllur vendskijimet gjatë sezonit të skive
Kryeministri italian Giuseppe Conte kërcënon me futje të Zvicrës në listën e karantinës. Kjo mund të ndodhë si pasojë e mosmarrëveshjes rreth hapjes ose jo të sezonit të skive në Zvicër, shkruan srf.ch.
Sipas tij, njerëzit që pasi kanë qenë në Zvicër kthehen në Itali do të detyrohen të kalojnë dy javë në karantinë, transmeton albinfo.ch.
Por jo vetëm italia. Edhe landi gjerman i Bavarisë ka vendosur gjithashtu të enjten tqë të ndëshkojë me karantinë entuziastët e sporteve dimërore dhe turistët e tjerë që udhëtojnë jashtë vendit.
E gjithë kjo po ndodh pasi që Zvicra dhe Austria nuk i janë nënshtruar kërkesës së Gjermanisë dhe Italisë për të mbyllur vendskijimet gjatë sezonit të skive.
Ministri Berset, i befasuar nga pretendimet e fqinjve ka thënë: “Ne jemi në qendër të Alpeve, Austria gjithashtu, përcjell albinfo.ch. Të dy vendet kanë një traditë të shkëlqyer të sporteve të dimrit dhe skive, prandaj duhet ditur të bëhet klasifikimi në këtë mes. Sidoqoftë, ne jemi në kontakt me vendet fqinje”.
Ndërsa pikërisht këto vende fqinje duan të parandalojnë njerëzit e tyre që të udhëtojnë në Zvicër.
Frika e krerëve të vendeve përkatëse: Merkel, Macron dhe Conte është e qartë: Për shkak të rrugës së veçantë që ka zgjedhur Zvicra, fanatikët e sporteve dimërore mund të udhëtojnë masivisht drejt Alpeve Zvicerane dhe pas kthimit, të sjellin me vete infeksionin me koronavirus
E-Diaspora
-
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale Familja me katër fëmijë kishte marrë një total prej afërsisht 750,000 frangash zvicerane nga shteti gjatë... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut -
SHBA
Nita Kaprolli, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI -
Zvicër
Diaspora shqiptare në Zvicër organizon eventin “ADN Shqiptare” në Uster
Jeta në Zvicër
-
Detajet nga krimi tronditës në Mal të Zi Ndërkohë autoritetet e Malit të Zi janë vënë në kërkim të Vehid Muriqit me origjinë nga... -
Më pak aksidente në punë, por më shumë në kohën e lirë në Zvicër -
Gjykata Supreme refuzon anulimin e votimit për e-ID në Zvicër -
Alarm në Zvicër: Kanceri i zorrës së trashë po rritet tek personat nën 50 vjeç -
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale












