Lajme
Evropa lehtëson gradualisht masat kufizuese, SHBA bën thirrje për qëndrim në shtëpi
Një mori shtetesh evropiane janë duke lehtësuar gradualisht masat kufizuese për luftim të koronavirusit, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara po bëhet thirrje për qëndrim në shtëpi teksa rritet numri i të infektuarve me këtë virus.
Qarku i Llos Angjellesit do të nisë së zbatuari urdhrin trejavor “më të sigurt në shtëpi” për 10 milionë banorë, duke nisur nga java e ardhshme, pas raportimit të më shumë se 4,500 rasteve ditore me koronavirus një javë më parë.
Ky urdhër u ndalon banorëve që të mblidhen me të tjerët jashtë shtëpisë, mirëpo lejon organizimet fetare dhe protestat, meqë janë të mbrojtura me kushtetutë.
Restorantet në këtë qark veçse janë të mbyllura, mirëpo dyqanet dhe bizneset tjera jo të domosdoshme do të mbeten të hapura me kapacitet të kufizuar, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch
Numri i të infektuarve me koronavirus, i të hospitalizuarve dhe të vdekurve, është rritur në Shtetet e Bashkuara së fundmi, çka ka nxitur masa kufizuese në shumë shtete dhe qytete.
Një ditë pasi amerikanët kanë festuar Ditën e Falënderimeve, qendrat tregtare janë përballur me numër më të vogël konsumatorësh për këtë festë.
Shitjet pritet të rriten përmes shërbimeve online.
Ndonëse përhapja e virusit vazhdon të ulet, falë masave kufizuese, Evropa vazhdon të jetë në qendër të pandemisë, duke regjistruar më shumë raste të infektimit sesa SHBA-ja javën e kaluar.
Disa shtete evropiane janë duke lehtësuar masat në prag të sezonës së festare, marrë parasysh ndikimin e tyre në ekonomi në kohën e Festës së Krishtlindjes.
Dyqanet do të mund të shesin mallra jo të domosdoshme në Francë nga 27 nëntori, kanë njoftuar autoritetet, duke bërë të ditur se izolimi kombëtar mund të hiqet më 15 dhjetor, nëse shifrat për koronavirus përmirësohem.
Belgjika ka njoftuar se dyqanet mund të rihapen më 1 dhjetor, mirëpo izolimi i pjesshëm do të zbatohet deri në mesin e muajit janar.
Italia do të lehtësojë kufizimet në pesë rajone nga 29 nëntori, derisa Irlanda ka njoftuar se do të lejojë hapjen e disa bizneseve.
Në nivel global, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar më shumë se 61 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe 1.4 milion viktima të lidhura me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Shifrat reale besohet se janë shumë më të mëdha, si pasojë e mungesës së testimeve në shumë vende dhe mënyrave të ndryshme të raportimit të viktimave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












