Lajme
Shqiptarët e Malit të Zi festuan 28 Nëntorin për herë të parë me flamur kombëtar
Në Malin e Zi sivjet për herë të parë shqiptarët kanë arritur të festojnë 28 Nëntorin me flamurin kombëtar.
Për shënimin e kësaj date në nderim të kombit dhe identitetit, trojet shqiptare në Malin e Zi si asnjëherë frymuan shqip, pasi këtë vit për herë të parë 28 Nëntori u prit me arritje të rëndësishme, atë të shprehjes së lirë të identitetit kombëtar, arritje kjo e cila vjen pas përpjekjeve disavjeçare të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi.
“Me ndryshimin e ligjit për simbolet kombëtare, ne kemi të drejtën e përdorimit të lirë të simboleve tona, flamurit, himnit dhe stemës”, tha Faik Nika, kryetar i KKSH-së në Malin e Zi.
Edhe në këtë vend, për shkak të pandemisë, festa u shënua pa ceremoni dhe organizime tradicionale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not Tradita unike e notit në lumenj po tërheq vëmendjen e botës, ndërsa qytetet zvicerane e kanë... -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten













