Lajme
Sot Zvicra voton në referendum për dy iniciativa popullore
Fjala është për iniciativën popullore "Për kompanitë e përgjegjshme - për të mbrojtur njerëzit dhe mjedisin" dhe "Për ndalimin e financimit të prodhuesve të materialeve të luftës"
Sot, qytetarët me të drejtë vote do të vendosin në referendum për dy iniciativa popullore në nivel vendi.
Fjala është për iniciativën popullore “Për kompanitë e përgjegjshme – për të mbrojtur njerëzit dhe mjedisin” dhe “Për ndalimin e financimit të prodhuesve të materialeve të luftës”, shkruan srf.ch.
Projekt-ligji i iniciativës së parë kërkon që kompanitë me qendër në Zvicër të respektojnë edhe jashtë vendit të drejtat e njeriut dhe standardet mjedisore të njohura ndërkombëtarisht, transmeton albinfo.ch.
Iniciativa e dytë “Për ndalimin e financimit të prodhuesve të materialeve të luftës” kërkon që Banka Kombëtare Zvicerane, fondacionet dhe institucionet pensionale shtetërore dhe profesionale të ndalohen të financojnë prodhuesit e materialeve të luftës.
Në të njëjtën kohë, sot, në njëmbëdhjetë kantone, elektorati vendos për disa çështje kantonale.
Kështu në kantonin Basel-Stadt, qeveria plotësohet përmes raundit të dytë të votimit dhe zgjidhet kryetari i qeverisë.
Ndër votimet në nivele komunash, vlen të përmenden sidomos zgjedhjet në qytetin e Bernës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














