Lajme
Turqia nga sot vendos masa shtesë kufizuese
Në kuadër të ashpërsimit të masave kundër valës së dytë të pandemisë COVID-19, Turqia ndërmori sot kufizime të reja, që përfshijnë edhe një ndalimqarkullimi të pjesshëm në ditët e javës dhe një total në fundjavë.
“Një shtetrrethim i përgjithshëm do të zbatohet çdo ditë në javë nga ora 21:00 deri në 05:00”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pas një takimi të Kabinetit.
“Gjithashtu, do të ketë një shtetrrethim total gjatë fundjavës, që nis nga e premtja në 21:00 deri në 05:00 të hënën”, shtoi ai.
Përveç kësaj, personat 20 vjeç e poshtë, si edhe ata 65 vjeç e sipër ndalohen të përdorin transportin publik dhe restorantet do të funksionojnë vetëm mbi bazën e shpërndarjes.
Erdogan tha se kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi që nga e marta (sot).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not Tradita unike e notit në lumenj po tërheq vëmendjen e botës, ndërsa qytetet zvicerane e kanë... -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten













