Lajme
Specialja publikon aktakuzën mbi 200 faqe ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar një dosje prej 235 faqesh, si version të redaktuar nga aktakuza e konfirmuar tashmë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo dosje përmban vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe deputetit Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte, njofton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch
Vendimi i marrë më 26 tetor është publikuar më 30 nëntor.
Në pikat e aktakuzës, për të cilat ish-krerët e UÇK-së i dërguan në fillim të muajit nëntor në Hagë, janë për vrasje, tortura e krime të tjera.
“Në lidhje me ekzistencën e një sulmi, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se materiali mbështetës tregon se ndërmjet të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999, anëtarët e UÇK-së kryen akte të shumta dhune dhe keqtrajtimi ndaj qindra civilëve në gjithë Kosovën dhe në veri të Shqiperisë.
246 pjesëtarë të UÇK-së u përfshin në veprime të dhunshme, të tilla si arrestime, ndalime, keqtrajtime, tortura dhe / ose vrasje.
Civilët u kapën në pikat e kontrollit, në rrugë, në shtëpitë e tyre ose vendet e punës, shumë prej të cilëve u keqtrajtuan në kohën e arrestimi i tyre.
Shumica e tyre u transferuan në një ose më shumë lokacione të paraburgimit, ku u frikësuan, keqtrajtuan, morën në pyetje, torturuan dhe / ose vranë. Kjo sjellje sugjeron një fushatë dhune dhe keqtrajtimi që përbën një “sulm”, thuhet në dosje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














