Lajme
Macron kërcënon me masa drastike francezët që shkojnë në Zvicër për ski
"Nëse ka vende që do të mbajnë hapur vendpushimet e tyre të skive, do të ketë "masa kufizuese dhe frikësuese" për të parandaluar francezët të udhëtojnë atje"
Franca dëshiron të dekurajojë qytetarët e saj nga udhëtimi në vendpushimet e skive jashtë vendit, gjatë pushimeve të Krishtlindjeve., shkruan srf.ch.
Nëse ka vende të tilla që do të mbajnë hapur vendpushimet e tyre të skive, do të ketë “masa kufizuese dhe frikësuese” për të parandaluar francezët të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, transmeton albinfo.ch. Presidenti francez Emmanuel Macron e ka dhënë këtë deklaratë pas një takimi me kryeministrin belg Aleksandër de Croo në Paris.
Macron ka bërë po ashtu thirrje për një koordinim në të gjithë BE-në lidhur me çështjen e hapjes ose jo të zonave të skive.
Ndërkohë që Gjermania dhe Italia po bëjnë fushatë për një hapje vetëm pas Vitit të Ri, Austria dhe Zvicra, për arsye ekonomike, nuk duan të mbyllin zonat e tyre të skive fare, as në pjesën e mbetur të vitit 2020.
Kryeministri francez Jean Castex ka thënë javën e kaluar se teleferikët e skive në vendpushimet e dimrit në Francë duhet të qëndrojnë të mbyllura.
Kundër këtyre masave në Francë ka pasur ditëve të fundit protesta të operatorëve të qendrave të skijimit dhe dashamirësve të skitarisë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















