Lajme
Infektohet me Covid -19 ushtari austriak i KFOR-it, niset menjëherë për Salzburg
Një ushtar austriak i KFOR-it është infektuar me Covid -19 në Kosovë. Ushtari që është nga Salzburgu, është nisur menjëherë të hënën në mbrëmje drejt qytetit të tij të lindjes për trajtim mjekësor, shkruan krone.at, përcjell Albinfo Austria.
Të hënën në mbrëmje rreth orës 19.15, një “Hercules” C-130 u ul në Aeroportin e Salzburgut si pjesë e një evakuimi mjekësor:
Në bord ishte një ushtar i Salzburgut, i cili kishte dalë pozitiv me Covid-19 gjatë misionit të tij në Kosovë. Trajtimi i mëtejshëm i ushtarit është duke u kryer në Salzburg, transmeton Albinfo Austria.
Ky nuk është rasti i parë i ushtarëve austriakë që rezultojnë pozitivë me Covid -19 në Kosovë.
Në Kosovë aktualisht janë mbi 400 ushtarë austriakë si pjesë e misionit paqeruajtës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












