Lajme
Britania autorizon përdorimin e vaksinës kundër COVID-19
Është bërë e ditur se Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer dhe BioNTech, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes COVID-19, është e sigurt për t’u përdorur në masë.
Nga ana tjetër, me anë të kësaj vaksine imunizimet mund të fillojnë brenda ditësh për njerëzit që bëjnë pjesë në grupmoshat e ndjeshme.
Tashmë Britania ka porositur 40 milionë doza – të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz. Një person do të marrë dy doza të vaksinës.
Rreth 10 milionë doza do të duhej të jenë në dispozicion së shpejti.
Kjo është vaksina më e shpejtë që ka kaluar nga planifikimi në prodhim, duke marrë vetëm 10 muaj kohë në etapat e zhvillimit të cilat zakonisht zgjasin një dekadë.
Megjithëse vaksinimi mund të fillojë, njerëzit ende duhet të jenë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat kundër përhapjes së koronavirusit, thonë ekspertët. Kjo do të thotë, mbajtja e distancën fizike dhe maskave të fytyrës, izolimi dhe testimet.
Kush do të vaksinohet në fillim?
Ekspertët kanë hartuar një listë me përparësi të përkohshme, që synon njerëzit që janë më të rrezikuar. Listës i prijnë banorët dhe personeli i shtëpive të kujdesit, të ndjekur nga personat mbi 80 vjeç dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor dhe social.
Ata do të marrin dozat e para të vaksinës – disa edhe para Krishtlindjes.
Imunizimi masiv i të gjithëve mbi 50 vjeç, si dhe i të rinjve, mund të ndodhë pasi të ketë një furnizim më të madh me vaksina në vitin 2021. Vaksinimi bëhet përmes dy injeksioneve. Doza e dytë merret 21 ditë pas asaj të parës. /REL
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












