Lajme
Magjia e festave në Cyrih, nga duart e fotografit Mentor Bajrami
Përveç aktrimit, Mentor Bajrami sfidon veten edhe në fotografi
Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në botë po tregohen të suksesshëm në shumë fusha të ndryshme, duke treguar pasqyrim të denjtë dhe rezultate të mira. Pjesë e këtij numri pa dyshim është edhe Mentor Bajrami që, përveç aktrimit, po shquhet edhe si fotograf, shkruan albinfo.ch.
Artisti dhe mjeshtri i fotografisë, Mentor Bajrami, ka realizuar disa fotografi të bukura nga kënde të ndryshme të Cyrihut.
Nga pamjet e ofruara mund të shihni magjinë e këtij qyteti, ku duket se e gjithë qetësia dhe ngjyrat më të bukura janë shkrirë në një vend të vetëm për festat e fundvitit.


Duhet theksuar se Mentori jeton dhe vepron në Zvicër. Ai është larguar nga Kosova gjatë luftës së fundit dhe është bërë një aktor në “Opernhaus” të Cyrihut.
Gjithashtu ai ka përfunduar shkollën e aktrimit në European Film Actor School EFAS në Cyrih, dhe jo rastësisht ishte pjesë e veprës operistike“Opernhaus”.
Kujtojmë se Mentori, para kësaj, kishte luajtur në shumë shfaqje dhe reklama gjatë studimeve. Po ashtu, prishtinasi kishte bërë video satirike në Youtube, të cilat i sollën krejt rastësisht famë të papritur në Zvicër. /Albinfo.ch








E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës














