Lajme
Presidentja Sommaruga donte masa më të ashpra por u mbivotua
Presidentja aktuale, Simonetta Sommaruga dëshironte të shkonte më tej - dhe automatikisht të përjashtonte kantonet nga vendimmarrja, në momentin kur do të arriheshin nivele të caktuara të rasteve
Siç është shkruar tashmë, ministri shëndetësisë, Alain Berset u ka dhënë disa kantoneve një ultimatum: Nëse kantonet me numër të lartë të rasteve nuk vendosin ndonjë masë të re deri të martën, Këshilli Federal do ta bëjë vetë këtë, në vend të kantoneve.
Por, presidentja aktuale, Simonetta Sommaruga dëshironte të shkonte më tej – dhe automatikisht të përjashtonte kantonet nga vendimmarrja, në momentin kur do të arriheshin nivele të caktuara të rasteve.
Sipas ekipit editorial të Tamedia, rregullorja e Berset-it nuk ishte mjaft e ashpër për anëtarët e caktuar të Këshillit Federal.
Prandaj, Presidentja Federale Simonetta Sommaruga, në një letër të brendshme ka folur për shfuqizimin e pjesshëm të kantoneve që po veprojnë keq, përcjell albinfo.ch. Ajo me këtë rast ka kërkuar të ashtuquajturin “sistem semafori”, të ngjashëm me atë të përdorur në Austri.
Nëse një kanton tejkalon pragjet e caktuara, masat e Këshillit Federal duhet të hyjnë në fuqi automatikisht. Por shumica e ministrave në qeveri ka hedhur poshtë këtë propozim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














