Lajme
Vrasje në Prishtinë, i vdekuri dhe dorasi me nënshtetësi turke
Një vrasje ka ndodhur pak më parë në rrugën “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë.
Burime të Klan Kosova mësojnë se viktima dhe dorasi janë me shtetësi turke, përcjell Albinfo.ch.
Ngjarja besohet të ketë ndodhur brenda makinës, ku i dyshuari, sipas Policisë, besohet se nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull, njofton Klan Kosova.
Lajmin për klankosova. tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull, i cili për pasojë ka humbur jetën”.
“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialistë për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vendngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik”.
Borovci thotë se Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetas i huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













