Lajme
Baret në Ticino, nga e mërkura mbyllen në orën 19:00
Ndërsa me po këtë rregullore, të gjithë restorantet e tjera duhet të mbyllen në orën 22:00
Qeveria e Kantonit të Ticinos, pas një ngritjeje të sërishme të numrit të rasteve, ka vendosur të shtrëngojë masat, shkruan sda.ch.
Kjo po bëhet në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe në përgjigje të kërkesave nga Qeveria Federale për të ashpësuar masat.
Tani, sipas vendimit më të ri të qeverisë, të gjithë baret duhet të mbyllen në orën 19:00, transmeton albinfo.ch. Ndërsa me po këtë rregullore, të gjithë restorantet e tjera duhet të mbyllen në orën 22:00.
Rregullorja e vendosur sot, do të zbatohet duke filluar nga e mërkura.
Kjo ka për qëllim të zvogëlojë kontaktet mes njerëzve para festës së Krishtlindjes, ka thënë të hënën pasdite para mediave, kryetari i Qeverisë së Kantonit të Ticinos Norman Gobbi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











