Lajme
Mbretëresha Elizabetë, gati të marrë vaksinën anti-Covid
Mbretëresha Elizabetë dhe princi Filip janë gati për të bërë vaksinën kundër Covid-19.
Lajmin e pohuan burime nga pallati mbretëror. Monarkja dhe i shoqi, përkatësisht 94 dhe 99 vjeç, bëjnë pjesë në grupmoshën më të rrezikuar.
“Kjo është mënyra më e mirë për të rrëzuar teoritë konspirative”, thanë burimet në fjalë. Madje, sipas tyre, edhe princi Charles dhe William mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në fushatën e vaksinimit.
“Anglia po përgatitet për hapin më të madh të vaksinimit në historinë e saj dhe mbretëresha Elizabetë është natyrisht në radhën e parë. Sovrania 94-vjeçare dhe princ Filip kanë deklaruar se do të respektojnë radhën dhe do të bëjnë vaksinën”, thotë “Mail on Sunday”. “Ekspertët e fushës së shëndetit publik theksojnë se vendimi i mbretëreshës është marrë duke zbatuar të gjitha këshillat e mjekëve dhe pritet të japë një kontribut shumë të madh në luftën kundër dezinformimit, sidomos teorive konspirative të shpërndara nga rrjete të ndryshme online”.
Autoritetet, sipas të njëjtit artikull, druhen se për shkak të këtyre teorive një pjese e popullatës do ta refuzojë vaksinën. Britania miratoi e para përdorimin e vaksinës për koronavirus të prodhuar nga kompania farmaceutike Pfizer, ndërsa planifikon që ta fillojë shpërndarjen këto ditë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













