Lajme
SHBA: 10,000 restorante pritet të mbyllen në tri javët e ardhshme
Rreth 17% e restoranteve në SHBA tashmë janë mbyllur këtë vit, me mijëra të tjerë në prag, sipas një raporti të ri, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch.
Shoqata Kombëtare e Restoranteve po i lutet Kongresit publikisht të miratojë stimuj të rinj për të ndihmuar industrinë që është dëmtuar nga pandemia. Grupi tha të hënën se 10,000 restorante mund të mbyllen në tri javët e ardhshme, përveç 110,000 që janë mbyllur tashmë.
Grupi lëshoi rezultate nga një sondazh i 6,000 operatorëve të restoranteve, duke zbuluar se 87% e restoranteve me shërbim të plotë raportuan një rënie mesatare prej 36% të të ardhurave dhe 83% pret që shitjet të jenë “edhe më të këqija” gjatë tre muajve të ardhshëm, përderisa virusi vazhdon të godasë Shtetet e Bashkuara, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












