Lajme
Sulm kibernetik ndaj agjencisë evropiane për aprovimin e vaksinës Covid-19
Agjencia shëndetësore e Bashkimit Evropian, përgjegjëse për aprovimin e vaksinës së koronavirusit, tha sot se ka qenë objektiv i një sulmi kibernetik.
Agjencia, e njohur ndryshe si ‘EMA’, postoi njoftimin në faqen e saj të internetit, pa sqaruar nëse çështja është zgjidhur apo sesi mund të prekë ajo procesin e aprovimit të vaksinave në bllok.
Zhvillimi vjen në një kohë kur kompanitë farmaceutike po dorëzojnë informacionet e tyre të testimeve te EMA për vaksinës Covid-19, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Grupi me bazë në Amsterdam është vetëm disa ditë ose jave larg dhënies së pritur të aprovimit për dy vaksinat kryesore.
Në deklaratën e tyre thuhej: “EMA është bërë objekt i një sulmi kibernetik. Agjencia ka nisur shpejt hetimet për çështjen në bashkëpunim me autoritetet e ligjit dhe agjenci të tjera. Për momentin nuk mund të japim detaje të tjera, teksa një hetim i gjerë ka nisur në bashkëpunim me agjencitë e ligjit dhe organe të tjera kompetente”.
Ndryshe nga Britania, agjencia evropiane e medikamenteve pritet të japë miratimet e saj për vaksinat në fund të muajit, fillimisht për vaksinën e grupit Pfizer/BioNTech dhe më pas për atë amerikane Moderna.
Aktualisht ata thonë se po analizojnë të dhënat për vaksinat e grupeve Oxford University-AstraZeneca dhe atë të kompanisë Johnson & Johnson.
Gjatë pandemisë, sulmet kibernetike ndaj organizatave mjekësore janë shtuar, që prej agjentëve shtetërorë të spiunazhit deri te tentativa më ordinere nga individë për marrjen e informacioneve.
Deri tani në Perëndim janë akuzuar për sulme të tilla hakerë nga Koreja e Veriut, Irani, Vietnami, Kina e Rusia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












