Lajme
Sulmohen kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech”, hakerët marrin dokumente sekrete
Është bërë e ditur se kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania partnere gjermane BioNTech janë sulmuar nga disa hakerë. Ato njoftuan të mërkurën se dokumente që kanë të bëjnë me zhvillimin e vaksinës për COVID-19 ishin marrë në mënyrë të paligjshme gjatë një sulmi kibernetik ndaj agjencisë rregullatore evropiane.
Agjencia Evropiane për Mjekimet (EMA), e cila vlerëson ilaçet dhe vaksinat për Bashkimin Evropian, tha disa orë më parë se ishte bërë objekt i një sulmi kibernetik, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Të dy kompanitë, Pfizer dhe BioNTech, thanë se nuk besojnë të jenë kompromentuar të dhënat personale të pjesëmarrësve në prova dhe se EMA “ka ofruar garanci se sulmi nuk do të ndikojë te koha për dhënien e vlerësimit për vaksinën”.
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech ishin informuar nga EMA “se agjencia i është nënshtruar një sulmi kibernetik dhe se disa dokumente në lidhje me rregullatirin për vaksinën kandidate të Pfizer dhe BioNTech për COVID-19 … ishin marrë në mënyrë të paligjshme”.
Ata shtuan se “asnjë sistem i BioNTech ose Pfizer nuk është dëmtuar në lidhje me këtë incident dhe ne nuk jemi në dijeni që ndonjë pjesëmarrës i studimit të jetë identifikuar përmes të dhënave të marra”.
Një zëdhënëse e BioNTech nuk pranoi të komentojë më tej. Kompania Pfizer nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për komente të mëtejshme.
Vaksina Pfizer-BioNTech është ndër pretendentët kryesorë në një garë globale për të mposhtur COVID-19. Ajo tashmë po jepet në Britani, e cila javën e kaluar miratoi vaksinën për përdorim emergjent.
Por vaksina është ende duke u studiuar nga Bashkimi Evropian. EMA ka thënë se do ta përfundojë shqyrtimin e saj deri më 29 dhjetor, megjithëse ka thënë se kjo mund të ndryshojë.
Deklarata e EMA-s jep pak detaje rreth sulmit, duke thënë vetëm se ajo po hetonte me ndihmën e organeve të zbatimit të ligjit.
“EMA nuk mund të japë detaje shtesë, ndërsa hetimi është duke vazhduar. Informacione të mëtejshme do të bëhen të disponueshme në kohën e duhur”, tha agjencia në një deklaratë.
Përpjekjet e piraterisë kibernetike kundër institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe mjekësor janë intensifikuar gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa sulmuesit, duke filluar nga spiunët e mbështetur nga shteti dhe deri te kriminelët kibernetikë, përpiqen të marrin informacion.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar më parë në lidhje me akuzat se hakerë të lidhur me Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Iranin, Vietnamin, Kinën dhe Rusinë janë përpjekur në raste të veçanta të vjedhin informacione në lidhje me virusin dhe kurat e mundshme.
Agjencia Reuters ka dokumentuar se fushatat e spiunazhit kishin në shënjestër një mori kompanish farmaceutike dhe të zhvillimit të vaksinave duke përfshirë Gilead, Johnson & Johnson, Novavax dhe Moderna. Agjencitë rregullatore dhe organizatat ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu janë sulmuar vazhdimisht.
Vjedhja e informacionit rreth mënyrës së prodhimit të një vaksine fituese dhe efektive – apo edhe thjesht mbledhjes së informacionit rreth mënyrës se si ajo do të shpërndahet – do të ishte thesar informacioni për shërbimet e zbulimit ndërsa bota lufton me një nga pandemitë më të dëmshme që mund të mbahet mend.
Virusi i rrugëve të frymëmarrjes, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, ka infektuar më shumë se 68 milionë njerëz në gjithë botën, sipas një përllogaritjeje të agjencisë Reuters. Më shumë se 1.5 milion njerëz kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë Deputeti kanadez Kyle Seeback uron Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë... -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” -
Numri më i ri i albinfo.ch i kushtohet Pavarësisë së Kosovës dhe majave kulturore e sportive të saj -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili
Jeta në Zvicër
-
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë Tani do të kërkohen bileta për të marrë pjesë në festival. Kjo ka për qëllim të... -
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” -
Një shtetas i Kosovës në mesin e të rinjve që kanë sulmuar pedofilët e dyshuar -
E premte, data 13: Shtatë besëtytni të çuditshme zvicerane që duhet t’i dini











