Lajme
Në Zvicër do të ketë referendum kundër ligjit për Covid-19
Sipas shoqatës "Miqtë e Kushtetutës", 50.000 nënshkrimet e nevojshme për një referendum në nivel vendi janë mbledhur brenda më pak se dy muajve
Në Zvicër ka mundësi të zhvillohet një referendum kundër ligjit për Covid-19 .
Kjo, pasi që, sipas shoqatës “Miqtë e Kushtetutës”, 50.000 nënshkrimet e nevojshme për një referendum në nivel vendi janë mbledhur brenda më pak se dy muajve, shkruan srf.ch.
Një zëdhënës i shoqatës ka konfirmuar për SRF informacionin përkatës, të dhënë më parë nga Blick.ch.
Komiteti i referendumit synon të parandalojë vazhdimin gjegjësisht zgjatjen deri në fund të vitit 2021 të vlefshmërisë së kompetencave të Këshillit Federal në ligjin e emergjencave gjatë pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Ligji Covid-19 është tashmë në fuqi dhe parlamenti është tashmë djuke diskutuar ndryshimet e para këto ditë.
Në Zvicër që nga fillimi i pandemisë ka pasur reagime të zëshme dhe protesta kundër masave që Qeveria ka marrë për frenimin e infeksioneve të koronavirusit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












