Lajme
Biden dhe Harris, “Persona të Vitit” nga “Time”
Është bërë e ditur se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris, janë zgjedhur “Persona të Vitit” nga revista amerikane Time, transmeton albinfo.ch.
“Zgjedhja Biden-Harris përfaqëson diçka historike”, shkroi Time në Twitter.
Duhet theksuar se dyshja demokratike mundi tre finalistë të tjerë: punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe mjekun Anthony Fauci, lëvizjen për drejtësi racore dhe presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, i cili humbi garën kundrejt Bidenit.
Time zgjedh personin më me ndikim të vitit qysh më 1927.
“Për ndryshimin e historisë amerikane, për dëshminë e forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se furitë e përçarjes, për ndarjen e një vizioni të shërimit në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë Persona të Vitit 2020 të revistës Time”, tha kryeredaktori i saj, Edward Felsenthal.
Në vitin 2016, Trump, atë botë po ashtu president i zgjedhur, mori të njëjtën njohje nga revista.
Time zgjedh çdo vit një person, një grup, një ide ose një objekt që “për të mirë ose për të keq” ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet e atyre 12 mujave. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












