Lajme
Pse ekspertët amerikanë rekomandojnë vaksinën Pfizer-BioNTech?
Edhe SHBA-ja miratoi vaksinën e parë kundër Covid
Së fundmi, një panel i këshilltarëve të pavarur të Qeverisë amerikane e mbështeti vaksinën kundër koronavirusit, të zhvilluar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, duke i hapur rrugë autorizimit për përdorim emergjent, përcjell albinfo.ch.
Paneli votoi me 17 vota për dhe katër kundër vaksinës; një prej anëtarëve abstenoi.
Duhet theksuar se sapo Administrata e Ushqimit dhe Barnave ta miratojë, vaksina mund të nisë të jepet – ndoshta edhe këtë fundjavë.
Operacioni Warp Speed, një program i qeverisë federale për shpërndarje të vaksinës, tha se dorëzimi i saj do të nisë brenda 24 orëve, pas miratimit.
Dozat e para do t’iu jepen punonjësve shëndetësorë dhe banorëve të shtëpive të pleqve. Deri në pranverë, ato pritet të jenë më gjerësisht të disponueshme për popullatën.
Deri në fund të këtij muaji planifikohet shpërndarja e pjesës së parë prej 6.4 milionë doza të vaksinës dhe që të përfshihen në etapën e parë 3 milionë persona për shkak të praktikës për vaksinim me dy doza.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë se përparësia në vaksinim duhet të jetë për punonjësit e shëndetësisë dhe popullatës së moshuar në shtëpitë e kujdesit, por që vendimi përfundimtar për këtë çështje u përket drejtuesve të shteteve.
FDA në një deklaratë më 8 dhjetor konfirmoi “besueshmërinë dhe efektivitetin” e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech. Duke theksuar se vaksina është efektive 95 për qind dhe se rreth 10 ditë pas dozës së parë të vaksinës është siguruar mbrojte e fortë kundër COVID-19 ishte rekomanduar që vaksina të aplikohej me dy doza 30 miligramëshe me një interval kohor prej 21 ditësh.
Vaksina e Pfizer/BioNTech e cila njihet si BNT162b2 javën e kaluar u miratua në Britani të Madhe dhe këtë të mërkurë në Kanada.
Edhe vaksina kandidate “mRNA-1273” e kompanisë bioteknologjike Moderna me qendër në SHBA, do të shqyrtohet në të njëjtën mënyrë më 17 dhjetor nga Bordi i Ekspertëve të pavarur të FDA-së.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













