Lajme
Mbi 3 milionë testime ka kryer Zvicra për Covid-19
Kalon shifra e 3 milionë testimeve në Zvicër
Mbi 3 milionë testime janë kryer në Zvicër që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 3,019,837 testime, transmeton albinfo.ch.
Situata pandemike në Zvicër ka shënuar një ulje të lehtë të infektimeve në muajin dhjetor, por pavarësisht kësaj, situata është e mirëmenxhuar, ndërkohë që disa kantone kanë vënë masa ndaj pandemisë Covid-19.
Nga numri total i testimeve, 373,831 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 291,500 persona, transmeton tutje albinfo.ch.
Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, e që në fillim ishin pozitivë dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon të dhëna rreth koronavirusit, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon I dyshuari u kap si “korrier parash” pas ndërhyrjes së shpejtë të viktimës dhe policisë së... -
Gjermani
19-vjeçari Murat Avdyli zgjidhet asamblisti më i ri në Bad Homburg të Gjermanisë -
Amerikë
Shqiptaro-amerikani Gino Mulliqi zyrtarisht merr një tjetër mandat në Teksas -
Hamburg
Elbenita Kajtazi gati për debutimin e rëndësishëm në operën “Luisa Miller” në Hamburg -
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon I dyshuari u kap si “korrier parash” pas ndërhyrjes së shpejtë të viktimës dhe policisë së... -
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja















