Lajme
Kurz paralajmëron ‘valë të tretë’ të koronavirusit
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka paralajmëruar se Austria do të përballet edhe më një “valë të vështirë” të koronavirusit në fillim të vitit 2021.
Pas një konference të zhvilluar të premten në mbrëmje me kryetarët e landeve të Austrisë, Qeveria austriake shtrëngoi masat ndaj koronavirusit rreth festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, shkruan heute.at
Sipas kancelarti Kurz, natën dhe ditën e festës së Krishtlindjes (24 dhjetor në mbrëmje dhe 25 dhjetor) do të lejohet të festohet në grupe të vogla deri në maksimum 10 persona, përcjell Albinfo Austria.
Nga data 26 dhjetor do të zbatohet përsëri kufizimi i daljes dhe kufizimet e kontaktit me persona të shumtë.
Në natën e Vitit të Ri, ora e kufizimit të daljes do të lejohet nga ora 22.00 – 06.00 të mëngjesit, por kufizimet e kontaktit me persona të ndryshëm do të mbesin në fuqi. Gjatë natës së Vitit të Ri, më 31 dhjetor, do të mund të takohen maksimum dy familje, transmeton Albinfo Austria.
Kancelari Kurz e ka bërë të qartë se “bllokimi” kishte treguar efektin e vet, por shifrat ditore të të infektuarve janë ende të larta.
Pas Vitit të Ri, përkeqësim i situatës
Shefi i Qeverisë austriake ka deklaruar se pret që situata e koronavirusit të përkeqësohet përsëri pas festës së Vitit të Ri. Ai paralajmëron edhe valën e tretë. “Ne, jemi duke lëvizur në drejtim të duhur, por jemi ende larg lehtësimit të përgjithshëm”, ka thënë Kurz.
Thënë shkurt: “Unë pres që ne do të duhet të bëjmë një përpjekje që vala e tretë të mos na godasë fort në fillim të janarit. Në muajt janar, shkurt dhe mars, Austria do të përballet edhe më një “valë të vështirë”, ka paralajmëruar Kurz, përcjell Albinfo Austria.
Raundi i dytë i testeve masive në Austri
Nga 8 deri më 10 janar në lande të Austrisë, (në Vjenë deri më 17 janar) do të vazhdohet raundi i dytë i testit masive të koronavirusit. Në konferencën për shtyp, Kancelari Kurz dhe zëvendëskancelari Werner Kogler edhe një herë i bënë thirrje popullatës që të marrin pjesë në testet masive.
Mbi 3 milionë testime në Austri
Mbi 3 milionë testime janë kryer në Austri që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 3,386,308 testime gjithë popullatës austriake, transmeton albinfo.ch.
Nga numri total i testimeve, 319,822 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












