Lajme
The Economist: Kosova është larg vaksinimit masiv kundër COVID-19
Evropa po përgatitet për vaksinime masive kundër COVID-19. Në një vit tipik, Velodrom, një arenë e mbyllur në Berlin që mund t’i zërë brenda 12,000 njerëz, pret ngjarje sportive, shfaqje tregtare dhe koncerte. Këtë vit, koncerti më i madh për të cilin po përgatitet është një vaksinim masiv.
Por Kosova është tepër larg një situate të tillë. Vetëm në prill të vitit 2022 deri në vitin 2023, Kosova pritet t’i ketë në dispozicion vaksinat kundër COVID-19 dhe t’i vaksinojë masivisht qytetarët. E njëjta vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit, bën të ditur një raport i të përjavshmes britanike, The Economist.
Raporti thekson se vendet e pasura do të kenë akses në vaksinat kundër koronavirusit më herët se të tjerat. Ndërsa vendet e fundit ku pritet të jenë në dispozicion vaksinat anti-COVID, sipas raportit janë kryesisht ato të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova.
“Vendet e pasura së pari do të kenë akses në vaksinimin masiv. Për vendet e varfra, pritja do të jetë deri në vitin 2024 (në rastet më të mira)”, tha Agathe Demarais, drejtori i botimit, duke treguar një hartë në lidhje me të dhënat, transmeton express, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë Kosova pret që në fillim të Vitit të Ri t’i sigurojë këto vaksina. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se po përpiqen ta arrijnë këtë.
“Përpjekjet janë që në muajit e parë të vitit 2021 të sigurohen këto vaksina dhe të fillojë procesi i vaksinimit, por kjo është çështje që është në zhvillim e sipër për shkak se, siç e dini, se vetëm një vaksinë është miratuar për përdorim dhe ne nuk mund ta përcaktojmë dinamikën se sa shpejt do të ketë vaksina të tjera”, tha ai.
Sipas raportit të The Economist, Shtetet e Bashkuara, pjesa më e madhe e Evropës dhe Japonisë renditen të parët në rendin e zbatimit të kësaj zgjidhjeje të supozuar për t’i dhënë fund pandemisë.
Specialisti Fernando Gotuzzo shpjegoi se vaksinat aktuale nga Pfizer po aplikohen si urgjencë, por sipas tij ende nuk është konfirmuar se për sa kohë imunizohen, ose nëse marrësi mund t’i infektojë të tjerët apo jo. “Gjithçka është ende duke u studiuar. Është një sëmundje e re”, tha ai.
Ndërkohë dy nga aeroportet e papërdorura të Berlinit dhe vendet e tjera po kthehen gjithashtu në qendra vaksinimi. Plani është që të jenë gati për të vaksinuar 20,000 berlinezë në ditë për gjashtë javë. Kjo do të përbënte 10% të banorëve të qytetit, kryesisht shumë të moshuar.
Gjermania po nxiton të krijojë më shumë se 430 vende vaksinimi masiv të ngjashme si këto. Ajo po organizon gjithashtu ekipe vaksinimi për shtëpitë e kujdesit. Në pranverë, vaksinat do të bëhen të disponueshme në zyrat e mjekëve. Ekipet mobile po ashtu do t’i vizitojnë të sëmurët në shtëpi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











