Lajme
Eurodeputeti austriak: Qëndrimet e Vilimskyt për Kosovën nuk pasqyrojnë pozicionin zyrtar të Austrisë
Lukas Mandl, i cili në Parlamentin Europian është zë i fuqishëm për Kosovën, ka thënë se deklaratat e këtij lloji nuk mund të dëmtojnë lidhjen miqësore Kosovë-Austri.
Ditë më parë, eurodeputeti austriak Harald Vilimsky bëri një deklartë të fuqishme (negative) për Kosovën dhe gjasat për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton albinfo.ch.
Ai është shprehur se Kosova është një vend i dështuar dhe mafioz dhe s’ka vend në BE.
Por, ndryshe nga ai, mendon eurodeputeti austriak Lukas Mandl, i cili i është kundërpërgjigjur dhe s’është pajtuar aspak me kolegun e tij, Harald Vilimsky.
Mandl në një përgjigje për klankosova.tv tha se mendimet si të Vilimsky janë të rralla, si në politikën austriake ashtu edhe në atë të BE-së, njofton Klan Kosova.
“Duke pasur parasysh pozicionet e përgjithshme të zyrtarëve të ndryshëm të zgjedhur dhe partive politike në Austri, si dhe në nivelin europian, ky është qartë një pozicion i pakicës”, u shpreh Mandl.
Duhet theksuar se austriaku, që në Parlamentin Europian është zë i fuqishëm për Kosovën, ka thënë se deklaratat e këtij lloji nuk mund të dëmtojnë lidhjen miqësore Kosovë-Austri.
“Jo. Kjo deklaratë nuk pasqyron pozicionin zyrtar të Austrisë dhe as atë të BE-së”.
Po ashtu, sipas tij dialogu i stagnuar Kosovë-Serbi duhet të mbyllet me marrëveshje të suksesshme dhe kjo të bëhet në vitin e ri që po vjen,
Ai thotë se beson që i Dërguari Special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka një mision të qartë për të udhëhequr të dy vendet drejt një suksesi.
“Gjithashtu, zyrtarët e të dyja vendeve do të duhet të tregojnë vullnetin e tyre të mirë për një rezultat, i cili do të jetë i orientuar drejt së ardhmes së vërtetë europiane dhe më në fund një skenar i favorshëm për qytetarët e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë Europës. Të them të drejtën këtu nuk ka asnjë arsye për të mos e arritur këtë në vitin 2021. Nga pala kosovare dhe nga një perspektivë afatshkurtër, secili zyrtar duhet të kontribuojë në stabilitetin politik të brendshëm në mënyrë që të jetë i aftë për të vepruar edhe në politikën e jashtme”.
Gjithashtu, Mandl ka deklaruar se po e vazhdon përpjekjen e tij të nisur që një kohë të gjatë që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së, sikurse qytetarët e tjerë të rajonit.
“Liberalizimi duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë bëj çmos që të nxis Këshillin në përgjithësi dhe shtetet anëtare të BE-së që po e bllokojnë procesin. Sapo kam paraqitur edhe një herë një amendament – në këtë rast të Raportit zyrtar të Kosovës të Parlamentit Europian – për të nënvizuar vendimin e qartë të Parlamentit Europian në promovimin e Liberalizimit të Vizave dhe nuk kam asnjë dyshim se Parlamenti Europian përsëri do të votojë në favor të kësaj”.
Deklarata e eurodeputetit Vilimsky dhënë për mediat austriake se Kosova është një bastion i kriminelëve dhe terroristëve dhe se për këtë arsye s’duhet të vihet në diskutim anëtarësimi i saj në BE, shkaktoi pakënaqësi edhe në publikun kosovar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon I dyshuari u kap si “korrier parash” pas ndërhyrjes së shpejtë të viktimës dhe policisë së... -
Gjermani
19-vjeçari Murat Avdyli zgjidhet asamblisti më i ri në Bad Homburg të Gjermanisë -
Amerikë
Shqiptaro-amerikani Gino Mulliqi zyrtarisht merr një tjetër mandat në Teksas -
Hamburg
Elbenita Kajtazi gati për debutimin e rëndësishëm në operën “Luisa Miller” në Hamburg -
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon I dyshuari u kap si “korrier parash” pas ndërhyrjes së shpejtë të viktimës dhe policisë së... -
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja












